‘Dosja Tahiri’/ Prokurorët drejt Italisë për prova të reja

Prej rreth dy orësh Saimir Tahiri ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke deklaruar edhe një herë versionin e tij përpara prokurorëve.

Por teksa Tahiri jepte variantet e tij, mësohet se dy nga prokurorët e çështjes janë bërë gati për të udhëtuar drejt Italisë, aty ku ata do të takojnë prokurorët e Katanias, të cilët kanë kryer dhe përgjimet e grupit kriminal të Moisi Habilajt.

Mësohet se prokurorët shqiptarë do të shkojnë shumë shpejt në Itali për të siguruar të tjera prova që mund të hedhin dritë mbi dosjen e Tahirit.

Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë, ish ministri i Brendshëm dha edhe një prononcim për mediat.