Adele vitin e kaluar fitoi nga 45 mijë funte në ditë

Adele është njëra prej këngëtareve më të suksesshme në industrinë e muzikës dhe këto suksese po i shpërblehen në llogarinë e saj bankare.

Krijuesja e hitit “Hello” raportohet se gjatë vitit 2016 ka fituar 16.5 milionë funte, ose 45 mijë funte në ditë.

Këto të ardhura masive 29-vjeçarja i siguroi përmes suksesit të albumit të saj të tretë “25”, i cili u lansua në nëntorin e vitit 2015 dhe u shit në 20 milionë kopje nëpër botë, transmeton Koha.net.

Sipas një burimi të “The Sun”, këngëtares britanike i janë ofruar 20 milion funte për një koncert rezident në Las Vegas.

Ky burim ka thënë se Adelet i janë ofruar nga 500 mijë dollarë për çdo show në “The Whynn Hotel”.