Përveç Bonuccit, blerja e bujshme e Milanit mungon ndaj Juventusit

Milani do të ketë një mungesë të madhe në ndeshjen kundër Juventusit të vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Sipas “Journal of Sports”, Lucas Biglia pritet të mungojë në përballjen e së nesërmes kundër Juventusit, shkruan SYRI.net.

“Ylli” i Milanit pritet të mungojë për shkak të lodhjes muskulore, ndërsa në vendin e tij pritet të luajë Montolivo.

Kujtojmë që ndeshja mes Milanit dhe Juventusit do të zhvillohet në ‘San Siro” ditën e shtunë në orën 18:00./ Oldi Mele