Duka: Ja përse zgjodha Lorik Canën president të ‘Grassroots’

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana është bërë ambasador i projektit “Grassroots football” që ka për qëllim të nxitë fëmijët të jenë më pranë futbollit, shkruan SYRI.net.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka tregoi arsyet përse ka zgjedhur Lorik Canën dhe jo një emër tjetër.

“Loriku është shembulli më i mirë për të nxitur fëmijët që të afrohen me futbollin. Cana është një nga figurat më të dashura nga sportdashësit shqiptarë”, tha ai.

“Grassroots” është një projekt që financohet nga UEFA dhe përdoret në vendet e varfra për fëmijët që luajnë në rrugë të vazhdojnë ëndrrën e tyre për tu bërë futbollistë profesionistë./ Oldi Mele