Konfirmohet/ Harry Kane mungon ndaj Manchester United

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka lënë të kuptohet se Harry Kane mund të mos luajë në ndeshjen kundër Manchester Unitedit në “Old Trafford”.

Harry Kane u zëvendësua në përballjen ndaj Liverpoolit për shkak dëmtimi, ndërsa ai mungoi edhe në duelin ndaj West Ham United në Carabao Cup.

 “Ne duhet të vlerësojmë skuadrën që kem, sepse për arsye të ndryshme jemi të detyruar të bëjmë rotacione”, tha argjentinasi për “beIN SPORTS”.