Zbulohet femra që imitoi ish-deputeten Ermira Mehmeti në skandalin erotik me Zv.kryeministrin

Një gazetë që botohet në  Shkup, shkruan se ka siguruar fotografinë dhe emrin e vajzës që dyshohet se e ka imituar ish-deputeten e BDI-së, Ermira Mehmeti, në audio-incizimin erotik që u publikua në internet vitin e kaluar.

Gazeta shkruan se fotografinë e saj e ka siguruar përmes njerëzve të afërt të ish-deputetes Mehmeti, kurse identiteti i saj është zbuluar përmes një ministri të Qeverisë aktuale të Maqedonisë.

“Bjonde e bukur dhe atraktive nga Shkupi’, përshkruhet ajo.

“Edhe pse nuk pretendojmë me qind për qind siguri se kjo bionde është vajza që flet te incizimi, megjithatë të gjithë që e njohin pajtohen se ajo ka aftësi të mëdha për të imituar zërat e të tjerëve. Po ashtu, thuhet se ka raporte të afërta me qarqe politike, falë të cilave është punësuar në një vend atraktiv pune, në një institucion shtetëror, ku rrogat janë të majme”, shkruan “Lajm”.

Gazeta nuk e ka publikuar fotografinë e vajzës që dyshohet se e ka imituar deputeten Mehmeti.

“Për shkak të sugjerimeve nga shoqatat gazetareske dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kemi vendosur që aë fshehim fytyrën e vajzës në fjalë, si dhe identitetin e saj”, thekson kjo gazetë.