Ironia e Vasili: Vetëm kjo ERTV-ja nuk është media kazani

Pas sulmit të sotëm të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve, ka ardhur edhe reagimi i Petrit Vesili, i cili ironizon kreun e qeverisë.

Në një status në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të LSI-së shkruan:

“Tani vetëm kjo ERTV-ja nuk është media kazani. Ta gëzojmë ERTV-në, stacionin e vetëm objektiv, krejt të pavarur nga kryeministri dhe të lirë nga qeveria. Me ERTV-në përpara për fitore te reja. ERTV-ja i vetmi televizion profesional në Shqipëri, mediat e tjera s'na duhen "fare"; kujt i duhen, le t'i mbyllë kryeministri mos ta zgjasë hiç”.