Dritan Kaba kundër Bejtes/ Mos i bëni nder Ramës, ai do që ta bojkotoni se....

Përfaqësuesi i LSI-së, Dritan Kaba, ka dalë kundër thirrjes së bërë sot nga analisti Andi Bejtja, drejtuar gazetarëve, ku i kërkonte të bojkotonin kryeministrin Edi Ram,a, pasi ky i fundit ofendoi median dhe fjalën e lirë.

Përmes një postimi në Facebook, kaba thekson se Rama nuk duhet bojkotuar, pasi në këtë momente ai është i kapur nga paniku i së vërtetës.

Kaba vijon më tej duke ju thënë gazetarëve që të mos e bojkotojnë Ramën, përkundrazi ta nxjerrin ata sa më shpesh në mënyrë që  shqiptarët ta shohin si është ai në të vërtetë.

Ja çfarë shkruan Kaba:

JAM KUNDER BOJKOTIT TE RAMES!

Pikerisht keto dite qe ate nuk e mbajne nervat nuk duhet bojkotuar

Po e bojkotoni ne nje dite qe ai nuk ka argument per te mbrojtur vendimin e tij politik, ne mbrojtje te krimit te organizuar.

Doni ta bojkotoni, tani kur ai ka humbur logjiken nga vazhdimesia e fashikujve qe vijne.

Doni ta bojkotoni, pikerisht tani, kur e ka kapur makthi e frika e asaj qe do te ndodhe, pa dijenine e tij.

Doni ta bojkotoni, tamam ne kete kohe, kur ai eshte me keq se kurre.

Doni ta bojkotoni, pikerisht tani, kur e ka zene pasiguria e asaj qe do sjelle e nesermja.

Doni ta bojhkotoni, pikerisht tani, kur ortaket e tjetersimit te votes ne 25 qershor, nuk e lene te qete duke i kerkuar haraçin e karikes se pushtetit qe i dhane.

Doni ta bojkotoni, pikerisht ne kete çast, kur ai do te rrije ta kaloje hallin qe e ka zene me veten e tij dhe te ndonje ndihme "anesore".

Ju lutem mos e bojkotoni!

Shqiptaret duhet ta shohin ashtu si eshte, pikerisht tani!

Ju lutem mos e bojkotoni, por kerkoni pavaresi ne punen tuaj!

Ju lutem mos e bojkotoni, por vazhdoni ta pyesni!

Ju lutem mos e bojkotoni, se ai vete nuk do vete te flase me, se nuk ka çfare te thote!