Qyteti italian ju paguan 2000 euro nëse shpërnguleni aty

Nicola Gatta, kryetar i qytetit të vogël Puglia – vend i cili po vuan nga zvogëlimi i popullsisë – është duke u ofruar 2.000 euro personave të cilët shpërngulen në atë qytet përgjithmonë.

Sipas Gattas, popullsia e qytetit ka rënë në 2.700 nga 8.000 që kishte qenë në vitet 1990.

Ky zvogëlim i popullsisë vjen si pasojë e disa faktorëve, duke përfshirë emigracionin pas luftës, popullsinë e vjetër, vështirësitë ekonomike, etj.

Ky nuk është kryetari i parë që ka provuar këtë metodë stimuluese për të rritur popullsinë. ‘The Independent’ raporton se kryetari i Bormidës (në Liguri) kishte ofruar 2.000 euro përmes Facebook-ut për njerëzit që do shpërnguleshin atje, por shumë shpejt e kishte larguar ofertën e tij për shkak të kërkesave të shumta.

Sipas CNN gjashtë familje janë transferuar në Puglia.