Alibeaj: Votimi për Tahirin, testi moral që Rama e humbi sot

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, pas votimit që rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, u shpreh se votimi për heqjen e imunitetit të Tahirit ishte në të vërtetë një test moral për Kryeministrin dhe se sot humbi ai, jo opozita.

"Sot ishte një test që s’ka të bëjë fare me heqjen e një imuniteti, - tha Alibeaj, - por ishte test i trefishtë, moral për Tahirin, flamurtar i moralit e transparencës, që e kishte mundësinë ta bënte, po sot e humbi e bashkë me të karrierën politike e 4 ­-5 vjet eksperiencë politike që pati në këtë Kuvend.

Ky ishte test moral për Ramën, që në momentin që mori nën sqetull Saimir Tahirin. Kush fitoi e kush humbi? E sigurt që humbi Rama sot, përvec anktheve e maktheve që e kanë kapluar këto ditë, por që do zgjasin, ishte test moral edhe për deputetët, i keni vendosur njollën më të rëndë karrierës suaj politike që nuk do ta hiqni dot”