E konfirmuar, një i vdekur nga zjarri në Lezhë

Policia ka konfirmuar për një person të vdekur nga zjarri i rënë paraditen e sotme në një banesë në Lezhë.

Burime zyrtare nga Policia e Lezhës thanë se në orën 11:15 kanë marrë njoftim se në një banesë në Rrilë ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfikësja për menaxhimin e situatës.

Banesa e cila është përfshirë nga flakët është private 1- katëshe dhe brenda saj ishte 85-vjeçari me inicialet Gj. D., i cili ka humbur jetën si pasojë e djegies së dhomës ku ai qëndronte.

Vazhdojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.