FOTO/ Në siklet të madh, shihni veprimet e Edi Ramës në sallën e Kuvendit

Imuniteti i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm në qeverinë ‘Rama 1’ e ka vënë në siklet të madh kryeministrin dhe kreun e PS-së, Edi Rama. Të votohet dhe të mbrohet nga arrestimi, apo të votohet për arrestimin e tij?

Kjo është dilema e Ramës  dhe mazhorancës që është kapur keq në prova për ish-ministrin më të suksesshëm të qeverisë së parë.

Kryeministri Edi Rakam është parë aspak i qetë, shpesh duke kruar kokën. Më pas Rama u çua nga vendi dhe u kthye duke folur me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ku duket se nuk ka qenë një bisedë fort e qetë.

Më pas është ngjitur edhe lart tek podiumi i kryekuvendarit, pastaj ka thirrur Damian Gjiknurin tek vendi i tij duke biseduar sërish me nerva. Pastaj i është kthyer opozitës.

Në fotot e mëposhtme i shikoni të gjitha veprimet e kryeministrit.