VIDEO/ Mesazhi i Saimir Tahirit pak para votimit në Kuvend përpara deputetëve

"Kjo sallë ka dëgjuar shumë njerëz që janë betuar dhe përbetuar. Askush nuk ka kohë për të humbur. Nuk kam pse ta pres të drejtën time këtu në sallën e parlamentit, por aty ku më takon, tek drejtësia. Mirëpres çdo vendim tuajin, përpjekja ime për tek drejtësia nuk ndalet këtu."

Ky qe mesazhi i deputetit Saimir Tahiri sot, nga foltorja e Kuvendit, për deputetët e mbledhur në seancën ku do të votojnë për arrestimin ose jo të tij.

Pas fjalës së tij, deputeti demokrat Enkelejt Alibeaj ka lexuar raportin e opozitës të hartuar pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve.