E zë masivi i gurëve, humb jetën një minator në Bulqizë. Ja emri
Një minator ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Bulqizë.
33-vjeçari, Eris Keta mësohet se është zënë nga mazivi i shkëmbinjve brenda galerisë D.
Ai ka qenë duke punuar kur ka humbur jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.