VIDEO/ Inter bën hapin e madh, ngjitet në majën e Serie A

Interi luajti në “San Siro” me Sampdorian ndeshjen hapëse të javës së 10-të të Serie A, shkruan SYRI.net.

Zikaltrit fituan me rezultatin 3-2 dhe me tre pikët e marra u ngjitën përkohësisht në krye të renditjes, duke lënë pas Napolin që do ta luajë nesër ndeshjen e tij.

Për zikaltrit shënuan Skriniar në minutën e 18-të dhe më pas Icardi me dopjetën e tij (32’, 55’) e çoi rezultatin në 3-0. U duk se Interi po fitonte lehtësisht, por ndeshja nuk kishte mbaruar.

Miqtë fillimisht shkurtojnë diferencën me Kowakci në të 64’, ndërsa realizojnë dhe golin e dytë me Quagliarrela (85’). Për zikaltrit minutat e fundit ishin një ankth i vërtetë, megjithatë nuk ka më gol dhe Spalleti i gëzohet fitores dhe vendit të parë në Serie A.