Berisha: Ja ku ngjajnë dosjet Nano-Tahiri. Rama i pari që e shiti ish-ministrin e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin të ‘Studio e Hapur’, ka komentuar deklarata e bërë nga kryeministri Edi Rama, lidhur me krahasimin për dosjen e fatos nanos dhe saimir tahirt.

Berisha tha se e vetmja ngjashmëri mes Nanos dhe Tahirit është se dosjen e Nanos e përgaitën socialistët, ndërsa dosjen e Tahirit e bëri publike Rama.

‘Dosjen e Fatos Nanos e përgatiti Partia Socialiste, desojne e Saimir Tahirit e përgatiti me një kompetencë të jashtëzakonshme, institucioni më i specializuar në Europë, antimafia italiane, por e bëri publike Edvin Kristaq Rama.

Edvin Kristaq Rama është Top-Channel. Ai që ka bërë këtë krahasim, Edi Rama ka patur këtë të drejtë për krahasim. Por gjithçka tjetër nuk ka asnjë krahasim’, tha Berisha.