Mbappe mërzitet me krahasimet: S’dua të jem kopja e askujt

Ylli i ri i PSG-së, Kylian Mbappe, është shumë i lumtur që ka fituar çmimin “Golden Boy”, por thekson se kjo nuk do të ndikojë tek ai.

Francezi po ashtu thotë se dëshiron të njihet si Mbappe, e jo si kopja e ndojë futbollisti tjetër, pasi shpesh krahasohet me legjendën Thierry Henry.

“Golden Boy? Është nder për mua. Por, kjo nuk ka ndikim tek unë. Dua të jem vetvetja, e jo kopja e dikujt tjetër”, tha Mbappe për “Tuttosport”.

“Më duhet të punoj shumë. Mosha ime e re nuk është justifikim”, tha në fund ai.