VIDEO/ Syzet 10 mijë e 500 dollarëshe, Saimir Tahiri i shmanget përgjigjes për çmimin, ja çfarë thotë

Në konferencën për shtyp ku publikoi një dokument të Prokurorisë së Katanias, sipas të cilit ajo kurrë nuk kishte hetuar apo nisur procedim penal ndaj tij, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri iu përgjigj gazetarëve edhe lidhur me raportimet se Habilajt i kanë blerë syze mijëra euro.

Fillimisht, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi disa ditë më parë një denoncim të qytetarit dixhital, sipas të cilit Habilajt i kishin blerë atij syze 5000 euro, ndërsa në media më pas u raportua se çmimi i syzeve shkonte deri në 10 500 euro.

Tahiri i hodhi poshtë akuzat, por duke refuzuar të thoshte çmimin e saktë.

Gazetari: Zoti Tahiri sa kushtojnë syzet tuaja? Zoti Berisha ka thënë se …

Tahiri: Mund të interesoheni për këtë por të jeni të bindur…

Gazetari: 10 500 Euro?

Dëgjoni përgjigjen e ish-ministrit Saimir Tahiri: