Përfundojnë votimet për zgjedhjet lokale në Kosovë. Ja sa qytetarë votuan

Janë mbyllur votimet për zgjedhjet lokale në Kosovë. Sot qytetarët e Kosovës, votuan për të zgjedhur drejtuesit vendorë në 38 komuna. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, numri i pjesëmarrësve në votime ka qenë 43.7 për qind.

Ndërkohë sipas KQZ-së, procesi i votimeve ka qenë i rregullt dhe pa probleme.