Rama po përpiqet të përdorë Mogerinin për të shpëtuar Tahirin

Rama i shqetësuar në ekstrem nga veprimet e antimafias italiane që përmes një veprimtarie profesionale arritën të arrestonin një prej klaneve mafioze shqiptare të trafiqeve te drogës dhe armëve duke dhënë gjithashtu “prova e faktë” të besueshme për lidhjet e klanit të Habilajve me ish-ministrin e brëndshëm Tahiri, po përpiqet të kontaktojë “miqtë” e establishmentit ndërkombëtar, me vëndqëndrim në Romë a Bruksel, për të zbutur apo neutralizuar goditjen që i ka ardhur këto ditë nga anti-mafia italiane në drejtim tëish-bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Saimir Tahiri. Për këtë qëllim Rama ka dërguar në Romë njerëz të besuar të takojnë dhe të komunikojnë me “miqtë” italianë, natyrisht mbështetës të tij dhe me peshë në Itali e mundësisht edhe në Bruksel ti kërkojnë ndihmë për të shpëtuar Saimir Tahirin nga akuzat e “bashkëpunimit me bandën e Habilajve”.

Objektiv kryesor për këto tratativa do të jetë Mogerini apo njerëz pranë saj që marrin përsipër të kryejnë këtë shërbim, por natyrisht pa rënë në sy. Mogerini është personi i përshtatshëm që mendohet të ketë ndikim në Itali dhe mund të lëvizë gurët edhe në Bruksel. Mesa duket kjo nuk ështëhera e parë që kjo skemë ka funksionuar, po ashtu që për suksesin apo efikasitetin e veprimeve të saj nuk kanë munguar dhe nuk do të mungonin edhe shpërblimet.

Nga burimet pranë Ramës thuhet se Rama me shumë gjasa do ti kërkonte Mogerinit të ndërhynte pranëautoriteteve italiane të antimafias ose të ndërprisnin dhënien e informacioneve që kanë të bëjnë me cështjen e bandës së Habilajve ose të paktën të deklaroheshin se nga të dhënat e tyre implikimi i Tahirit nuk është evident madje mungon. Në rastin më të keq Rama do të pranonte që autoritet e antimafias në Itali të deklaronin se përfundimet për lidhjet e Tahirit me trafikantët nuk janë të palës italiane por ato burojnë nga pala shqiptare.

Mogerinit do ti kërkohej të deklarohej si përfaqsuese e politikës italiane por edhe si përfaqsuese e politikës së jashtme të BE. Konkretisht Rama do të kishte pasur dëshirë që Mogerini të këshillonte publikisht autoritetet shqiptare të prokurorisë të mos nxitoheshin për të nxjerrëpërfundime për lidhjet e qeverisë shqiptare me trafiqet dhe krimin ndërkohëpërderisa nga të dhënat e antimafias italiane një përfundim i tillë nuk ështëkaq evident dhe për më tepër sipas infroamcioneve të saj qeveria shqiptare po punon intensivisht e me efikasitet për të goditur trafikantët dhe kriminelët. Ose ti kërkonte forcave politike në Shqipëri të mos e politizonin procesin e luftës kundër krimit dhe trafikantëve për interesa të ngushta partiake por të bashkëpunonin mes tyre, maxhoranca e opozita, për të goditur krimin dhe trafiqet dhe zbatuar me sukses reformën në drejtësi. Rama do të kishte pasur dëshirë që edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vllahutin të prononcohej në rezonancë me Mogerinin.

Pritet që të hënën apo maksimumi të martën të “vijnë lajmet e mira” nga Mogerini për Tahirin duke shpjeguar kështu edhe shtyrjen e votimit në parlament për (mos)lejimin e arrestimit të tij. Nuk është ende e qartë nëse Mogerini e ka pranuar një rol të tij. Por me shumë gjasa të gjithë anëtarët e “establishmentit Soros” në Europë të shqetësuar për fatin e Ramës janë vënë në lëvizje për të neutralizuar veprimet e antimafias italiane kundër Ramës. Në fakt Rama i percepton veprimet e antimafias italiane si një sulm kundër tij ndërkohë që Tahiri ështëvetëm një objektiv alibie. Rama fillimisht kishte menduar se mund ta përballonte lehtësisht këtë sulm duke bërë kurban Tahirin. Kur Tahiri e shantazhoi Ramën me disa dosje, ku një nga më të spikaturat është ajo e implikimit të vëllait të tij, Olsi Rama, në cështjen e prodhimit të kokainës në Xibrakë tëElbasanit , dosje e sjellë në Shqipëri përmes një operacioni të një shërbimi inteligjent të një vëndi të rëndësishëm të BE, Rama u detyruar të zbythej nga shantazhimi i Tahirit dhe kjo shpjegon përse tanii duhet ti drejtohet “miqve” italianë të establishmentit Soros ku edhe ai bën mesa duket pjesë të ndërhyrjnë energjitikisht.Nuk dihet në këtë rast pozicioni i Erjon Veliajt ndaj këtij veprimi të Ramës ndërkohë që e mendonte nga këto që ka ndodhur, kundërshtarin e tij Tahiri të eleminuar plotësisht politikisht.

Pritet nesër ose pasnesër një reagim nga Roma apo Brukseli në mbështetje të Ramës. Nëse kjo do të ndodhte atëherë një pjesë e madhe e shqiptarëve do të zhgënjeshin nga ndërhyrjet e një vendi mik si c’është Italia pavarësisht kjo do të ishte në realitet një ndërhyrje e miqve të establishmentit Soros ku Rama bën pjesë. Dhe nëse ky mesazh do të rezultonte  nga Brukseli atëherë zhgenjimi do të ishte edhe mëi madh. Për një pjesë të madhe të shqiptarëve që vuajnë në kurrizin e tyre pasojat e lidhjeve të krimit me qeverisjen, e korrupsionit të lartë që kryejnë drejtuesit e lartë të qeverisë Rama, të kultivimit të kanabsiit dhe të trafiqeve te drogës, e tjerë, një qëndrim nga Roma apo Brukseli në mbështetje të politikanëve tëtë korruptuar të lidhur me klanet mafioze do të ishte zhgënjyese dhe do të nxiste emigrimin e tyre masiv.