Ekzekutohet me 3 plumba shqiptari në Itali

Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri orët e para të mëngjesit në Torino të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur zjarri rreth orës 03:30, para barit “Chic di via Fidia” në lagjen Pozzo Strada.

Raportohet se kanë qenë dy persona ende të paidentikuar që qëlluan me armë ndaj shqiptarit 39-vjeçar. Ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spitalin “Martini“, ku dhe ndërroi jetë.

Autorët qëlluan tre herë me armë. Hetuesit dyshojnë se shkak i ngjarjes mund të jenë konfliktet mes grupeve  kriminale shqiptare. Ndërkohë, mediat italiane nuk kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarit të vrarë.