Gjysmë milion katalanas pushtojnë qendrën e Barcelonës për të kërkuar pavarësinë

Gati gjysmë milion qytetarë katalanas, me në krye presidentin e tyre Carles Puidgemont, pushtuan dje qendrën e Barcelonës për të kërkuar pavarësinë, pasi qeveria qendrore kërkoi shkarkimin e ekzekutivit katalonas.

Sipas forcave të rendit në qendër të Barcelonës janë mbledhur rreth 450000 manifestues.

Manifestimi i parashikuar fillimisht për të kërkuar lirimin e dy liderëve, Jordi Cuixart, të shoqatës “Omnium Cultural” dhe Jordi Sanchez, të Asamblesë Kombëtare Katalonase (ANC), të burgosur për kryengritje, ndryshoi krejtësisht pas deklaratave të fundit të Madridit.

Shefi i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy i kërkoi Senatit shkarkimin e qeverisë aktuale për të organizuar zgjedhje rajonale brenda gjashtë muajve.

Shoqëria katalonase është thellësisht e përçarë mbi këtë çështje të pavarësisë por ndërhyrja e qeverisë spanjolle në administratën katalonase mund të kthehet kundër saj.