Basha zbulon VIDEON, punonjësit e Ministrisë së Brendshme në shërbim të Saimir Tahirit

Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar denoncimet, lidhur me përpjekjet e  kryeministrit Edi Rama dhe të ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të fshirë të gjitha provat që implikojnë në trafikun e drogës ish-ministrin Saimir Tahiri.

Këtë herë kreu i opozitës Lulzim Basha, ka publikuar një tjetër denoncim të qytetarëve, ku tregohet se si drejtorët në Ministrinë e brendshme, po përpiqen të shkatërrojnë çdo provë me urdhër të Ramës dhe Xhafajt.

Ja postimi i Bashës në Facebook:

Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës: “Përshëndetje z. Kryetar.

Personi ne foto dhe video është Loran Sevi i cili aktualisht mban detyrën Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky person duket qartë në video tek shoqëron ish Ministrin "Saimir Tahiri" 3 ditë më parë kur ka qenë i ftuar në emisionin "Opinion" në studion e "TV Klan".

Fakti është se sot e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është vënë në dispozicion të ish Ministrit Tahiri për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me hetimin e ngritur nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ministri aktual z. Fatmir Xhafa po i jep gjithë ndihmën dhe suportin e duhur ish Ministrit Saimir Tahiri për të dalë nga kjo situatë, sepse Tahiri e shantazhon me dosjen e të vëllait Agron Xhafaj për të cilën Tahiri ka prova të manipulimit shtetëror me ndihmën e z. Fatmir Xhafa.

Bashkëlidhur "linkun" e Ministrisë së Punëve të Brendshme" në të cilin konstatohet detyra dhe funksioni i Loran Sevi.

http://www.punetebrendshme.gov.al/…/…/struktura-organizative