Aguero barazon me gola legjendën angleze

Aguero i është bashkuar Brookut si golashënuesi më i mirë në histori të Manchester City.

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero ka shënuar për Manchester Cityn kundër Burnley ku ekipi i Guardiolas fitoi me rezultatin 3-0.

Ky ishte goli i 177 i Agueros me fanellën e Man City (në 262 ndeshje), duke barazuar Eric Brookun në listën e golashënuesve më të mirë në histori të klubit.

Aguero tani ka nevojë vetëm edhe për një gol që ky epitet t’i takojë vetëm atij dhe të lë prapa Eric Brookun.