FOTO/ Enca Haxhia publikon puthje lesbike me motrën e saj

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 22-të.

Për këtë rast, ajo kishte zgjedhur që të festonte në një ndejë private me familjarët dhe miqtë e saj më të afërt.

Muzikë, shampanjë tortë e shumë gjëra të tjera nuk i munguan kësaj feste, në të cilën Enca kremtoi 22 vitet e saj.

Shumë nga çastet e bukura që kaloi, këngëtarja i ndau me fansat në rrjetet sociale, e një nga to ishte edhe një ‘twerk’, ku ajo shfaqej mjaft ‘e nxehtë’ teksa dridhte të pasmet e saj.

Por, kjo nuk duket të ketë ndër skenat e vetme ‘të nxehta’ në këtë ceremoni.

Kjo pasi, në një video ‘live’ që Enca kishte hedhur në Instagram gjatë ditëlindjes, ajo shihet teksa i dhuron një puthje lesbike motrës së saj, Uindit.

Pamjet në fjalë, kanë irrituar paksa edhe ndjekësit e shumtë të këngëtares në Instagram.