Vendimi për Tahirin? Naço: Ja si votuan anëtarët e komisionit

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura të këshillit të mandateve, ka folur për mediat deputeti i LSI-së, Nasip Naço.

Ai tha për gazetarët se ditën e mërkurë do të shkojnë në Kuvend dy raporte, ku varianti i parë është ai i socialistëve të cilët kërkojnë vetëm hetimin dhe kontrollin e banesës së Saimir Tahirit, por jo për arrestimin, ndërsa raporti i dytë është ai i opozitës, e cila i qëndron propozimit të bërë nga prokuroria e krimeve të rënda

‘Në përfundim të këshillit për mandatet për imunitetet hodhi në votim dhe varianti i parë u aprovua nga 5 deputetë, ndërsa socialistët votuan vetëm për kontroll personal dhe banese jo për arrestimin.

Do jetë kuvendi ai që do vendosi me votë, shpresojë që deri në ditën e mërkurë gjërat të ndryshojnë’, tha Naço.