Dosja 'Habilaj', zbulohet FOTOJA e njeriut që u takua me 'Shefin e madh', kundër Xhafës

Çdo ditë dalin detaje të reja në lidhje me dosjen ‘Habilaj’, ku është i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pak më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike foton e njeriu që u takua në Tiranë me ‘Shefin e madh’.

‘Ky është famozi Lolo, që sipas përgjimit të autoriteteve italiane erdhi me vrap tek i "madhi" në Tiranë gjatë operacionit policesk “Fundi i Marrëzisë” për lojrat e fatit, të ankohej tek Saje qorri kundër Agron Xhafës, pronar tjetër i lojërave të fatit në Vlorë.

Saje zgjidhi sherrin!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.