VIDEO/ Skandal në Ministrinë e Brendshme, kapet zyrtari duke përgjuar me telefon. Ja emri

Dyshime përgjimesh edhe në Ministrinë e Brendshme.

Mësohet se një zyrtar i lartë ka përgjuar mbledhjet që bëheshin brenda Ministrisë. Ndërkohë zyrtari është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës. 

Rasti është mbajtur i izoluar për të mos u bërë publik, por sipas burimeve të TCH nga Prokuroria, bëhet fjalë për drejtorin e Emergjencave Civile, Xhuvanaq Gjylameti.

Ky i fundit gjatë një mbledhjeje në fillim të tetorit, ku të pranishëm kanë qenë edhe drejtorë të tjerë dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë, ka incizuar fshehurazi me aparatin e tij celular diskutimet në mbledhje.

Pasi është pikasur, është lajmëruar policia e Tiranës dhe sektori për krimet kompjuterike, që në cilësinë e provës materiale ka bllokuar celularin dhe kompjuterin e tij të punës.  

Ndërkohë, dyshohet se ky nuk është rasti i vetëm kur Gjylameti ka tentuar të përgjojë në këtë ministri.