VIDEO/ Gol qesharak në ndeshjen Luftëtari-Kukësi, ja çfarë ndodhi

Në Gjirokastër po luhet takimi mes Luftëtarit dhe Kukësit ku momentalisht po udhëheqin miqtë me rezultatin 0-1. Goli i skuadrës kampione të Shqipërisë është shumë i veçantë dhe qesharak në të njëjtën kohë.

Sulmuesi Guri kontrollon një top me gjoks në zonë por një bilbil i një tifozi bën që ai të ndalë lojën, njësoi veprojnë edhe mbrojtësit e Luftëtarit.

Bakaj i vëmendshëm ndaj këtij episodi nuk humbet kohë dhe godet topin që përfundon në rrjetë. Protestat e vendasve nuk vlejnë pasi goli konsiderohet i rregullt nga arbitri Andi Koçi.