VIDEOLAJM/ Shkodranët miqësojnë të vegjlit e tyre me biçikletën

Bashkia Shkodër, nëpërmjet Qendrës Kulturore të Fëmijëve, zhvilloi sot "Gara me Biçikleta" me fëmijët e kopshteve.  Ky aktivitet, jo vetëm sportiv, i krijon mundësinë vogëlushëve, të socializohen, të mësohen me garën e të “miqësohen” edhe më shumë me simbolin e qytetit, biçikletën.