VIDEO/ ‘Torollake, provokatorë ...’, mbështetësit e Saimir Tahirit sulmojnë edhe gazetarët

Një skenë jo e zakontë ka qenë ajo përpara kryesisë së Kuvendit, ku qytetarë të shumtë kishin dalë për të mbështetur deputetin Saimir Tahiri.

Brohoritje dhe ndërhyrjet e qytetarëve e bënë të vështirë punën e gazetarëve, që kërkonin të bënin pyetje për çfarë kishte ndodhur brenda në mbledhjen e Këshillit të Rregullores.

Por kjo qe gati e pamundur, pasi jo vetëm që qytetarët ndërhynin, por ata kërkonin që gazetarët të mos bënin pyetje, sipas tyre, provokuese.

Në videon mund të dëgjohen teksa u thonë gazetarëve: “Lëre të flasë, moj torollake”, apo “mos e provoko”, e “hiqi ato pyetje, mbylle”. “Ne jemi këtu sepse është i pafajshëm”.