Spanja mbledhje të jashtëzakonshme: A do të vendoset sundimi i drejtpërdrejt mbi Katalonjën?

Kabineti qeveritar spanjoll po mban një takim të jashtëzakonshem ku pritet të aprovohet vendosja e kontrollit direkt mbi Katalonjen, tre javë pasi rajoni autonom zhvilloi referendumin e shumëdiskutuar të pavarësisë, i shpallur i paligjshëm nga gjykata supreme e vendit.

 Mariano Rahoy i vendosi një ultimatum presidentit katalanas Carles Puigdemont të hiqte dorë nga shpallja e pavarësisë e pas shtyrjes së afatit dy herë brenda javës.

Qeveria spanjolle thotë se referendumi i mbajtur gati 3 javë më parë ka qenë i paligjshëm dhe “BBC” shkruan se si rrugëzgjidhje, ajo po përgatitet të marrë pushtetin.

Madridi mund të zbatoje nenin 155 të kushtetutës, që lejon Spanjën të marrë sundimin e drejtpërdrejtë mbi një rajon.

Masat e tjera mund të përfshijnë edhe marrjen nën kontroll të forcave rajonale të policisë së Katalonjës.?/SYRI.net/