Robert Elsie, pse u varros në Theth? Një rrëfim nga partneri i tij dhe miku i ngushtë

Albanologu i shquar kanadez me origjinë gjermane, Robert Elsie, i cili ndërroi jetë para disa ditësh, i ka dashur njësoj të gjitha krahinat shqiptare, shkruajnë partneri jetësor i tij Stephan Trierweiller dhe Artur Metani.

Në një falënderim publik për të gjithë shqiptarët që e nderuan Elsie-n pas vedekjes, ata shpjegojnë se zgjedhja e Thethit për vend të prehjes “nuk lidhet me asnjë preferencë për ndonjë rajon shqiptar”.

Trierweiller e Metani theksojnë se në qendër të interesit të Elsie-t ka qenë kultura shqiptare në gjithë tërësinë e saj”.

“Zgjedhja e Thethit si vendi i fundit i prehjes nuk lidhet me asnjë preferencë për ndonjë rajon shqiptar. Kultura shqiptare në gjithë tërësinë e saj ka qenë gjithëmonë në qendër të interesit dhe aktivitetit shkencor të Robert Elsie-t. Deri në fund të jetës së tij, ai luftoi për mbrojtjen e të drejtave të barabarta të të gjithë shqiptarëve në të gjitha rajonet”, shkruajnë ata në një status të publikuar në profilin e Elsie-t në Facebook.

Statusi, i cili është shkruar në gjuhën shqipe, gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane, shoqërohet me një foto të varrit të Elsie-t në Theth, mbuluar me kurora të shumta lulesh.

Postimi i plotë i Trierweiller & Artur Metani

 

Falënderoj të gjithë shqiptarët dhe shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Diasporë për zinë e madhe që mbajtën dhe nderimet e shumta me rastin e ndarjes nga jeta të Robert Elsie-t.

Falemindërit shumë të gjithë atyre që e ndanë hidhërimin me ne. Faleminderit për fjalët tuaja ngushëlluese.

Zgjedhja e Thethit si vendi i fundit i prehjes nuk lidhet me asnjë preferencë për ndonjë rajon shqiptar. Kultura shqiptare në gjithë tërësinë e saj ka qenë gjithëmonë në qendër të interesit dhe aktivitetit shkencor të Robert Elsie-t. Deri në fund të jetës së tij, ai luftoi për mbrojtjen e të drejtave të barabarta të të gjithë shqiptarëve në të gjitha rajonet.

Me respekt, Stephan Trierweiller & Artur Metani”.

(Illyria)