Arratiset Haki Çako? Një burim thotë se e ...

Emri i tij është përmendur nga prokurorët italianë si një nga drejtuesit e policisë që ka lejuar Habilajt të trafikojnë drogë dhe për këtë besohet se është kërkuar arrestimi i tij. 

Por mëngjesin e sotëm Haki Çako ka lënë Shqipërinë.

Burimet thanë se ai është pare me të shoqen në linjen e avionit Tiranë-Vjenë, mëngjesin e sotëm.

Çako është larguar nga Shqipëria në kohën kur pritet nga çasti në çast që prokuroria të lëshojë një fletë arresti për të.