Kërcënohet avokatja në Tiranë, tritol në makinë

Një avokate është kërcënuar ditën e djeshme në kryeqytet.

Sipas policisë, A.Z., 42 vjeçe, ka gjetur të thyer xhamin e makinës tip së saj “Volkswagen” që ka qenë e parkuar në rrugën “Panorama”.

Më pas, është konstatuar se brenda makinës i është lënë një letër kërcënuese dhe një kallëp ttrioli.

Policia, pas denoncimit, ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve e ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “kanosje” dhe “shkatërrim prone”.