Barcelona nxjerr tre yje në shitje, do të befasoheni se cilët do largojë trajneri Valverde

Prioriteti i Barcelonës në merkaton e janarit është zvogëlimi i skuadrës, për të liruar vende për prurje të reja. Trajneri Ernesto Valverde tashmë ka konfirmuar se skuadra është e madhe dhe ka biseduar me krerët e klubit që të largohen disa lojtarë të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Lojtarët që pritet të largohen gjatë janarit janë; Arda Turan, Paco Alcacer dhe Rafinha, megjithëse situata e këtij të fundit është më e vështirë, pasi vazhdon të jetë i dëmtuar dhe vështirë se mund të gjejë skuadër.