VIDEO/ Mesfushori shqiptar shënon në Itali një supergol me kokë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, ka shënuar golin e barazimit për Barin në minutën e 20-të, në ndeshjen që po luhet në këto momente me Cittadellën, e vlefshme për javën e 10-të të Serie B.

Basha me një goditje të kalibruar me kokë e dërgoi topin në trekëndësh. Cittadella kaloi e para në avantazh në minutën e 2-të me Salvin, por shqiptari barazoi dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.