Deputeti hungarez: Sorosi po vë në jetën planin për katastrofën e madhe

George Soros do të përdorë organizatën e tij, tashmë e dyta më e madhe politike-aktiviste e bamirësisë për të “ndikuar” zgjedhjet e përgjithshme të Hungarisë në vitin 2018, ka paralajmëruar një deputet hungarez.  

István Hollik frikësohet se Sorosi do të përdorë Fondacionin e Shoqërisë së Hapur për të hequr nga pushteti partinë “Fidesz” të drejtuar nga Viktor Orbán, do të shkatërrojë gardhin kufitar dhe do të zbatojë planin “Soros” për të përmbytur Europën me 1 milion emigrantë nga bota e tretë çdo vit, raporton “Hungarian Times”.

Politikani, i cili është pjesë e partisë “KDNP”, është në koalicion me konervatorër e “Fidesz’, vuri në dukje se fondacioni “Soros”, që kohët e fundit ka marrë së fundmi një injektim parash pasi spekulatori hungarezo-amerikan transferoi 18 miliardë dollarë në organizatën jofitmiprurëse, është një burim bujar dhe intensiv parash për ato organizata sorosiane të cilat ndërhyjnë rregullisht në jetën publike në Hungari dhe përpiqen të ushtrojnë presion në kabinetin qeveritar hungarez.

Hollik tha gjithashtu se Soros ka pushtet edhe mbi figur politike në Bruksel.