VIDEO/ Xing me ‘pullë të kuqe’, velina e re e Ermal Mamaqit djeg Tv Klan

Pas largimit të Rashel Kolonecit si velinë e emisionit ‘Xing me Ermalin’, Ermal Mamaqi nuk vonoi ta zëvendësonte.

Dhe me sa duket ka goditur në 'shenjë'. Ermali ka publikuar videon e radhës nga emisioni, ku e ftuar do të jetë dhe këngëtarja Eni Koçi.

Ajo që bie në sy është paraqitja mjaft tërheqëse dhe provokuese e Kejvina Kthella.  Ajo shfaqet në një kërcim pasionant me një prej balerinëve të stafit, ku bie qartësisht në sy se nuk ka veshur të brendshme..

Paraprakisht Ermali na ka njoftuar se situata do të jetë e zjarrtë në Klan me praninë e modeles bionde.