Edi Rama dorëzohet para Saimir Tahirit, ja kush janë dy njerëzit që po mbron ai

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se Edi Rama ka rënë pre e presionit të Saimir Tahirit, i cili i ka deklaruar se do të bëjë publike dosjen e ‘Xibrakës’ për vëllain e tij, Olsin.

Sipas ish-kryeministrit, pas kësaj, Rama është tërhequr dhe u ka kërkuar deputetëve të tij që ta mbrojnë me çdo kush Saimir Tahirin dhe të mos votojnë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Noriega urdhëron deputetet mafiozë të tij të mbrojnë Saje qorrin dhe të hedhin poshtë me vota kërkesën e prokurorisë!

Te dashur miq, pas kërcënimeve të banditit Saje qorri ndaj Ramës, me dosjen e Xibrakës për vëlla Olsin, që e kanë dhe shërbimet partnere, dhe aferave te tjera te tij dhe kërcënimeve të Fatmir Xhafës me dosjen e Agron Xhafës, e cila nxinë kokë e këmbë Fatmirin, Noriega në panik vendosi mbrojtjen me çdo çmim të Saje qorrit, në fakt të vetes së tij dhe vëllaçko Olsit, Xhafes dhe Agronit të tij, pasi dosjet e tyre në shërbimet partnere janë shumë më të rënda se sa dosja e Saje qorrit!

Deputetet e mazhorancës së krimit janë urdhëruar të mbrojnë krimin dhe të kryejnë krimin e rëndë antikushtetues të bllokimit të drejtësisë!