‘Marca’ zbulon trajnerin dhe lojtarin më të mirë në botë

Ditën e hënë në Londër do të organizohet mbrëmja gala ku FIFA do të japë çmimet “The Best” për lojtarin dhe trajnerin më të mirë në Botë.

Sipas burimeve të përditshmes spanjolle “Marca”, Zidane do të shpallet trajneri më i mirë i vitit 2017, ndërsa Cristiano Ronaldo lojtari më i mirë në botë, shkruan SYRI.net.

Fituesi zgjidhet nga votat e kapitenëve, trajnerëve dhe gazetarëve nga anembanë botës.