Rama nis me urgjencë sekretarin e tij drejt Italisë për të negociuar për fshehjen e provave

Pas denoncimit të parë, se Rama po lobon fuqishëm pranë segmenteve të caktuara të opozitës që të votojnë kundër arrestimit të Saimir Tahirit, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër akuzë ndaj kryeministrit Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kreu i qeverisë thekson se sekretari i përgjithshëm i kryeministrit Edi Rama, me urdhër të këtij të fundit është nisur me urgjencë drejt Italisë, për të bërë negociata për të shpëtuar lëkurën e shefit të tij.

Ja denoncimi i ish-kryeministrit:

Noriega nis me urgjencë në Itali sekretarin e përgjithshëm të mafies shtetërore, Don Agaçion për negociata për të shpëtuar lëkurën e tij! sb