'Rama lobime pranë 'segmenteve të caktuara' të opozitës për të mos votuar arrestimin e Tahirit'

Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzon kryeministrin Edi Rama, se po lobon fuqishëm pranë segmenteve të caktuara të opozitës për të votuar kundër arrestimit të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

Përmes një statusi në Facebook,  Berisha, shkruan se Rama i kapur peng nga Tahiri, po kërkon të ‘blejë’ deputetë të caktuar të opozitës që të votojnë kundër arrestimit të ish-ministrit të tij.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Pengmarrje!

Rama dorëzohet para Tahirit!

Rama lobon fuqishëm pranë segmentesh të caktuara të opozitës për të votuar kundër arrestimit të Saimir Tahirit!

Kjo sepse Tahiri ka marrë peng Edi Ramën! sb