Akuza të reja ndaj Weinsten, Lupita Nyong’o viktima e fundit

Aktorja, fituese e çmimit Oscar, Lupita Nyong’o, është personaliteti i fundit që ka akuzuar Harvwy Weinstein për ngacmim seksual.

Ajo ka thënë që regjisori ka tentuar të zhvishet në prani të saj në një dhomë gjumi.

Lypita ka treguar që disa muaj pasi e kishte njoftuar Weinstein, ai e kishte ftuar në shtëpinë e tij në Connecticut.

Pasi ajo kishte njoftuar bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tij, ishin ulur për të shikuar filmin, për të cilin edhe ishte e ftuar aktorja.

Sipas saj disa minuta më vonë Weinstein e ka ftuar në dhomën e gjumit ku edhe ka kërkuar nga Nyong’o që t’i bej një masazh, kur edhe Weinstein kishte filluar të zhvishej.

Pas kësaj ajo ishte larguar nga shtëpia a tij.

Përveç këtij incidenti regjisori kishte bërë një ofertë tjetër Lupitas, duke e kërcënuar që do t’i shkatërronte karrierën, mirepo ajo e ka refuzuar./KK