VIDEO/ E turpshme! Tifozi me djalin e vogël në krahë qëllon me grusht porterin e Lyon-it

Një episod i shëmtuar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Europa Legaue, pasi ka shpërthyer sherri në ndeshjen Everton - Lyon.

E gjitha ndodhi në minutën 63-të kur kapiteni i vendasve Ashley Williams goditi portierin Lopes menjëherë pas kësaj lojtarët miq iu vërsulën uellisanit duke shkaktuar një rrëmujë të vërtetë.

Një skenë tjetër mjaft e turpshme që ra në sytë e mediave, ishte një tifoz i cili mbante në krahë një fëmijë të vogël gjersa sulmonte portierin e Lyon.

Ai goditi dy herë portierin, ndërsa sulmuesi Dominic Calvert-Lewin kapi mbrojtësin Kenny Tete nga fyti.