Omer dhe Defne më të dashuruar se kurrë, ashtu siç do të donin fansat

Rikthehen në ekran Elcin Sangu dhe Baris Arduc, dy aktorët protagonistë të një nga serialeve më të ndjekur “Dashuri me Qira”. Interpretimi i dy aktorëvë ishte aq i arrirë sa na ngjasonin me një çift të vërtetë.

Ndaj, kur Baris ishte në kërkim të një partnereje për filmin e tij të fundit, të gjithë ishin të mendimin se vetëm Elcin ishte zgjedhja e duhur.

“Kohë për lumturi” vjen si prodhim i NuLook me regji të Senol Sonmez dhe skenar të Bugra Gulsoy dhe Ali Erkna Ersezer. Tashmë, xhirimet kanë përfunduar dhe në Turqi është publikuar trailer-i i filmit. Mos humbisni videon e mëposhtme!