Llalla i përgjigjet Xhafajt: Ish-kryetari i Reformës nuk i ka të qarta ligjet e reja

Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llala i është përgjigjur flakë për flakë, akuzave të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj lidhur me çështjen Tahiri se "segmente apo individë të prokurorisë po përdoren politikisht në një situatë të nxehtë politike."

Llalla deklaroi se "ish-Kryetari i Reformës në Drejtësi, mesa duket nuk i ka të qarta ndryshimet ligjore", i pyetur për Xhafajn në përfundim të konferencës për 25-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese. 

"Nuk e dëgjova këtë pohim, - tha Llalla. - Megjithatë, nëse zoti Xhafaj nuk është i qartë për ndryshimet ligjore. Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke ndjekur me vëmendje të veçantë, situatën e krimeve; situata është e tensionuar, kriminaliteti është shpërndarë në mënyrë galopante në të gjithë vendin, Lushnje, Durrës, Elbasan... dhe detyra jonë është të hetojmë."

ar.sh/SYRI.NET