Skënderbeu-Partizani i Beogradit, ja çfarë shkruajnë mediat serbe

Skënderbeu nuk mori më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen aq shumë të përfolur kundër Partizanit të Beogradit të vlefshme për Europa League.

Menjëherë pas ndeshjes mediat serbe kanë publikuar titujt të ndryshëm ku bie në sy ai i “Telegraf.rs”, ku shkruhet se në Elbasan pati antifutboll.

“Kurir”- Partizani fiton pikë kundër Skënderbeut në Elbasan

“Sport Informir”- Gjithçka e hapur, ne mund të avancojmë

“Telegraf.rs”- Antifutboll në Elbasan: Partizani kthehet me pikë nga Shqipëria

Në Grupin B të Europa League ku bën pjesë edhe skuadra shqiptare e Skënderbeut, të dy takimet u ndanë në barazim dhe ekipet kanë marrë nga një pikë.