Çështja 'Saimir Tahiri', presidenti Ilir Meta: I uroj jetë të gjatë Gjykatës Kushtetuese!

Presidenti i vendit Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me çështjen "Tahiri" sot.

I pyetur nga mediat para se të hynte në konferencën kushtuar 25-vjetorit të Gjykatës Kushtetute, Meta tha: "I uroj jetë të gjatë, Gjykatës Kushtetuese!" dhe është larguar.

Vetë një natë më parë në Opinion, Tahiri e akuzoi Metën se pasi u kap duke numëruar "7-përqindshin", ishte bërë President dhe se ai kishte zgjedhur ta kishte "armik".