LIVE/ Skënderbeu-Partizan Beograd, ‘paqe’ në pjesën e parë

Në “Elbasan Arena” po luhet sfida e tretë e Grupit B të Europa League mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura, edhe pse pati më tepër dëshirë për të shënuar nga ana e korçarëve.

Për t’u përmendur janë rastet e Sowe që në sekondat e para dhe të Xhejms, por që nuk u treguan të saktë para portës kundërshtare.

Ndërsa në minutën e 32-të Skënderbeu bën një zëvendësim të detyrueshëm. Dëmtohet Marko Radas dhe i lë vendin Fidan Alitit.